“I rekomandoj të kontrollohet te mjeku i syve...”/ Përplasen sërish Adriatik Kelmendi dhe Shkëlzen Gashi

Lajme

“I rekomandoj të kontrollohet te mjeku i syve...”/ Përplasen sërish Adriatik Kelmendi dhe Shkëlzen Gashi

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:06
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi është përplasur sërish me analistin politik, Shkëlzen Gashi.

Kelmendi dhe Gashi në distancë, përmes disa postimeve në Facebook kritikuan njëri-tjetrin.

Fillimisht, analisti Gashi tha se portal dhe televizioni në të cilin Adriatiku është drejtor nuk i ka publikuar dy këndvështrime në lidhje me një ngjarje në Kuvendin e Kosovës.

“Diçka për profesionalizmin e mediave kosovare: portali KK e boton lajmin me titull:

"Bekë Berisha ia çon një produkt serb Konjufcës, i kërkon t’i heqin ato nga byfeja".

Mirëpo, nuk e boton reagimin e shefit të kabinetit të kryetarit të kuvendit të Kosovës”, shkroi në facebook ai, transmeton "Bota sot".

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i Kelmendit i cili demantoi Gashin, duke thënë se te dyja lajmet janë botuar në portalin përkatës.

“Situatë e çuditshme kjo kur i punësuari synon për motive ku ta dimë çfarë ta zë ngushtë punëdhënësin, duke bërë pretendime te pavërteta. Të dyja lajmet janë botuar në portalin e Klan Kosovës. Shkelzenit i rekomandoj të kontrollohet te mjeku i syve...”, shkroi Kelmendi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat