Historia rrëqethëse e çiftit shqiptar që humbën jetën bashkë me binjakët e tyre në aksidentin në Bullgari

Lajme

Historia rrëqethëse e çiftit shqiptar që humbën jetën bashkë me binjakët e tyre në aksidentin në Bullgari

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Para katër vitesh morën lajmin më të gëzueshëm të jetës së tyre. Avniu dhe bashkëshortja Xhihan Ahmeti po bëheshin prindër pas shtatë vitesh probleme me sterilitetin, por jeta e përbashkët ju zgjati pak, pasi humbën jetën bashkë me dhjetëra të tjerë në autobusin në Bullgari.

Pasi fëmijët mbushën dy vjeç, Avniu u detyrua të shkojë në mërgim dhe kaloi shumë pak kohë me ta, Luanin dhe Albanin ndërsa para disa ditësh ishte kthyer me qëllimin për t’i marrë fëmijët dhe bashkëshorten me vete në Gjermani, por udhëtimi deri në Turqi u kushtoi jetën.

Avniu ka qenë djali i vetëm i familjes dhe prindërit i kishin ndërruar jetë, dhe tani shtëpia e tij do ngelet bosh.

“Jemi të mërzitur shumë. Ishte një tragjedi shumë e madhe. Zoti na takoftë në xhenet. Ende po presim informata se si do shkojë gjithçka, kur do vijnë trupat. Po bëhemi gati të hapim konakun që ta dinë njerëzit se ku do të vijnë për ngushëllime,” – u shpreh Azbi Ameti, djali i xhaxhait të Avniut.

Fëmijët ishin regjistruar në çerdhe, por fatkeqësisht nuk arritën të shkojnë.

Pas tragjedisë, në shtëpinë e tyre në Shkup, miq e familjarë kanë shkuar për ngushëllime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat