I mbijetoi tërmetit, gruaja që lindi të voglën e saj në Kosovë, rrëfen momentet e prekëse

Lajme

I mbijetoi tërmetit, gruaja që lindi të voglën e saj në Kosovë, rrëfen momentet e prekëse

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:17
Pas lindjes

Romina është nga Durrësi dhe për të data 26 nëntor e vitit 2019, nuk ka qenë e lehtë. Ajo ishte shtatzënë kur ndodhi tërmeti.

Romina është nisur për Kosovë në datën 28 nëntor pasi lëkundjet e tërmetit në vendin tonë nuk kishin mbaruar. Ajo ka bërë një lindje të parakohshme ( në 2 dhjetor) në spitalin e Pejës dhe ka qenë tepër e stresuar.

Vajza e vogël nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore dhe lindja ka qenë në rrezik për jetën. Vajza e saj quhet Roxheta dhe Romina do shkruaj edhe një libër.

Ditën e sotme Romina ku rrëfeu eksperiencën e saj dhe frikën që ka pasur dy vite më parë. Ajo tregon se duke qenë se lëkundjet ishin të shumta, i është lutur bashkëshortit që të shkonin në një vend ku nuk ndiheshin.

“Ju luta bashkëshortit që të shkoja në një vend ku nuk ndiheshin lëkundjet dhe u nisëm për në Rugovë. U qetësova në natyrë, por nga stresi i tërmetit linda parakohe.  

Në momentin që po shkoja në spital mendoja se e kisha humbur vajzën. Duke qenë se ishte lindja e parë, nuk di shumë informacione. Në ato momente nuk ndihesha mirë dhe thashë ‘sa keq ta mbash 8 muaj e mos ta lindësh’. Por kur shkova në spital, mjeku më tha se fëmija jeton dhe se duhej të mbaja qetësinë. Aty pastaj ndjeva shpresë, Zoti nuk më paska braktisur”, tha Romina.

Kjo e fundit është shprehur se në spital “është ndjerë jashtëzakonisht e privilegjuar”.

“Nëse do lindja në Shqipëri do lindja ose në Durrës ose në Tiranë. Por ishte kohë tërmeti, e për mua ishte shumë më mirë të lindja në Kosovë dhe aty kisha gjithë vëmendjen”, rrëfeu Romina.

Ajo shtoi se e kanë dërguar të voglën e tyre në Pejë dhe se shpreson që më datë 2 që ka ditëlindjen të shkojnë sërish.

Image
Romina me familjen e saj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat