​Kontrolle në 19 lokacione, policia konfiskon armë e fishekë në rajonin e Mitrovicës

Lajme

​Kontrolle në 19 lokacione, policia konfiskon armë e fishekë në rajonin e Mitrovicës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka realizuar kontrolle në 19 lokacione të dyshuara për veprimtari të kundërligjshme, në kuadër të të cilave ka gjetur dhe konfiskuar pushkë automatike, fishekë, pajisje për pastrim të armëve dhe sasi të ndryshme të substancave narkotike.

Në një komunikatë për media policia për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se veprimet policore po realizohen mbi bazën e pranimit te informatave për veprimtari te ndryshme të dyshuara.

Në komunikatë bëhet e ditur po ashtu se më 24-25 nëntor njësitet policore kanë kryer kontrolle në gjithsej nëntëmbëdhjetë lokacione, ku prej tyre gjashtë kontrolle janë kryer në Mitrovicë, tetë në Vushtrri, dhe pesë në Skenderaj.

“Gjate kontrolleve në lokacionet e ndryshme në Mitrovicë, pesë (5) persona janë kontrolluar ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale nga policia: një pushke automatike, një pushke gjysmë automatike, dy fishek të cal. 12GA, 3 karikator, pajisje për pastrim te armeve si dhe sasi te ndryshme të substancave narkotike.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Vushtrri, tetë (8) persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale sasi të ndryshme të substancave narkotike, dy mullinj për bluarje të substancës narkotike, letër për mbështjellës të substancave narkotike, dhe një karikator i zbrazet.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Skenderaj, pesë (5) persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale: një pushkë ajrore, një sasi e municionit, një shufër metalike me mbishkrimin ‘Police’ dhe një përzierje e duhanit me substanca të dyshuara narkotike”, thuhet në komunikatë.

Personat e dyshuar, tek te cilët janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e kundërligjshme, me urdhër te prokurorit janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet: “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”; “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat