“Dukati i tezës” Vulini-si e quajnë mediet opozitare kërcënon protestuesit se policia do përdor forcën

Lajme

“Dukati i tezës” Vulini-si e quajnë mediet opozitare kërcënon protestuesit se policia do përdor forcën

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:50
Aleksandar Vulin

MPB e Serbisë ka lëshuar një kumtesë skandaloze ku fton njerëzit që përballen me probleme dhe iu pamundësohet qarkullimi në lokacionin e dëshiruar për shkak bllokadës së rrugëve, të thërrasin policinë. Para kësaj kumtese ministri “dukati i tezës” (Vulini-si e quajnë mediet opozitare) ka paralajmëruar se policia në rast nevoje do të përdor forcën ndaj qytetarëve, që shtron pyetjen a është kjo kumtesë një mënyrë e frikësimit të qytetarëve që duan të protestojnë lidhur me ligjet e eksproproimit të tokës edhe referendumit, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”..

Kjo është kumtesa e policisë: “Qytetarëve të cilëve për shkak të bllokimit të rrugëve dhe trafikut i kufizohet liria e lëvizjes apo përjetojnë ndonjë dhunë gjatë bllokimit, nga sot mund të paraqesin rastet në MPB me thirrje në 0800104103.

Ministria e brendshme thekson se qytetarët e Serbisë që përballen me këtë lloj të problemit munden në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë të lajmërojnë policinë për shkeljen e ligjit dhe kryesit regjistrimet e automjeteve që shfrytëzohen për pamundësimin e funksionimit normal të trafikut.

Kjo ministri përkujton dhe tërheq vërejtjen se bllokimi i rrugëve dhe pengimi i qytetarëve në lëvizjen e lirë është shkelje e ligjit dhe lirisë së lëvizjes.

Përndryshe si dihet, për të shtunën është paralajmëruar protesta me bllokimin e rrugëve në të gjithë Serbinë për shkak pakënaqësisë së qytetarëve.

Në javën që kaloi përkundër protestave nuk pati ndërhyrje të policisë në huliganët dhe dhunuesit që në Shabac me eskavator u sulën ndaj protestuesve, ndërsa pastaj me çekiç e shkopinj rrahën protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat