Konflikt fizik mes serbëve në Partesh, drejtori komunal tregon muskujt

Lajme

Konflikt fizik mes serbëve në Partesh, drejtori komunal tregon muskujt

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:17
Ilustrim

Drejtori për Shërbime Publike, Siguri dhe Situata emergjente në komunën e Parteshit, Novica Shoshiq, para banorëve ka sulmuar fizikisht me grushte vendasin e tij, Nikola Keriq nga Pasjani, i cili është punëtor teknik i shkollës.

Gjithçka ndodhi më 30 tetor në një kafene lokale. Keriq ishte ulur në një kafene, kur Shoshiq doli nga automjeti zyrtar, vrapoi në kafene dhe filloi ta godiste bashkëvendasin.

Më parë, Keriq kishte mosmarrëveshje në shkollë me drejtorin e tij, i cili përndryshe është “shok politik” me Shoshiqin, shkruan një faqe e komunitetit serb në Facebook.

Keriq ka bërë të ditur se rastin e ka denoncuar në Polici.

“Nuk e di se cila ka qenë arsyeja, por dyshoj se konflikti i mendimeve me drejtorin e shkollës ka shkuar me larg. Më ka sulmuar dhe fyer para njerëzve. E kam denoncuar rastin në polici. Tani kemi frikë se mos vijnë në shtëpi të më rrahin, se çdo gjë është e pandëshkuar, dhe njeriu është qeveria”, ka thënë ai teksa ka shtuar se Shoqshiq gëzon mbrojtjen e kryetarit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Derisa ka shtuar se ka frikë se mos e humb punën vet apo djali i tij, për të cilin thotë se ka një normë prej vetëm gjashtë orësh në shkollë me pagë minimale.

Ai u ka bërë thirrje mediave që të mos neglizhojnë këtë lloj dhune. Derisa ka publikuar raportet mjekësore pas sulmit që pësoi nga Shoshiq.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat