Serbia e acaruar pas emërimit të Stuart Peach emisar për Ballkanin

Lajme

Serbia e acaruar pas emërimit të Stuart Peach emisar për Ballkanin

Nga: F. B. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:44
Stuart Peach

Emërimi Stuart Peach si i dërguar special i këtij vendi për Ballkan, është dëshmi se Britania dëshiron të ndikoj në proceset në Serbi ashtu që të dobësoj pozitën tonë në planin ndërkombëtar dhe bisedimet me Prishtinën, ka vlerësuar kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovën, Drecun, duke shtuar se Peach është “ekspert i aktiviteteve hibride”, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.  

"Mendoj se ai do të jetë koordinator dhe kreator i shumë aktiviteteve hibride që do bëhen në dëm të Serbisë dhe popullit serb dhe Republika Srpska”, tha ai.

Drecun tha se Britania e Madhe dëshiron që fuqishëm të pozicionohet në Ballkan dhe emërimi i Peach, është tregues se nuk e kanë qëllim stabilizimin e rrethanave.

Ai theksoi se Prishtina me hapa të njëanshëm nxit tensione dhe pamundëson vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Tensionet sipas tij, krijohen sepse Prishtina nuk do bisedime dhe zgjidhjen e problemeve  me bisedime, por dëshiron të i zgjidh me aksione të njëanshme të dhunshme dhe bile me mashtrime.

"Dialogu mund të vazhdoj, kjo nuk është kontestuese, por a na duhet edhe takimi i tretë në nivel të lartë, nëse bëhet, që mos të arrihet asnjë marrëveshje”, pyeti Drecun.

Lidhur më këtë, shtoi se Prishtina refuzon bisedimet edhe në nivel teknik, kur takohen delegacionet, nuk bënë asgjë që do mundësonte takimin e krerëve dhe arritjen e ndonjë marrëveshje bile për të pagjeturit.

"Nëse britanikët vërtetë duan zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve, pse kaq vite kanë fshehur përgjegjësinë në zonën e vetë të përgjegjësisë, kur kishte zhvarrime edhe bartje të trupave në disa varreza masive? Pse nuk kanë ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së pagjeturve në zonën e tyre”, tha Drecun.

"Por, kjo është politika britanike, nuk mundesh nga ata me prit qëndrueshmëri, sinqeritet, objektivitet dhe përkushtim për paq. Çdo gjë që bëjnë, bëjnë për të destabilizuar Serbinë dhe popullin serb”, përfundoi Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat