Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:13
Llogo e UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halim Aliu, nga Tërballuqi i Vushtrrisë.

I ndjeri ka punuar edhe si zyrtar policor në Policinë e Kosovës.

Kurse, lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë asambleisti i VV-së në këtë komunë, Nasuf Aliu.

Image
Halim Aliu

“Ish ushtar i UÇK-s, një shërbyes shembull në Policinë e Kosovës, një atdhedashës i vërtetë, një njeri me tipare burrnore, njeri i formuar dhe dashur për familjen, kusherinjët dhe për secilin që e njohu”, ka shkruar Aliu.

I ndjeri është varrosur sot në varrezat e fshatit Tërllabuq.

“Ju njoftojmë se sot më 04.12.2021 më i dashuri, babai ynë Halim Xh. Aliu ndërroi jetë. Varrimi do të bëhet më 05.12.2021 me namaz te drekës (12:00) në varrezat e fshatit Tërllabuq, Vushtrri ”, kanë njoftuar familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat