Selakoviç: Von Kramon vazhdimisht zbaton agjendë kundër serbe

Lajme

Selakoviç: Von Kramon vazhdimisht zbaton agjendë kundër serbe

Nga: F.B Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:10
Vona Cramon

Anëtari i kryesisë së SNS dhe ministri i jashtëm Selakoviç, ka deklaruar se raportuesja e parlamentit Evropian deputetja e gjelbër gjermane në baza ditore përpiqet që ata që nuk dinë për demokracinë elementare të i promovoj në luftëtar të demokracisë.

“Dialogu demokratik është kur presidenti i Serbisë shkon në bisedë me qytetarët rreth çështjes së tokës që planifikohet për eksploatim të xehes që është pasuri e vendit, bllokimi  i rrugëve me arsyetim çfarëdo është dhunë ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik”, tha ai.

Për dallim nga vendet perëndimore ku me të drejtë me qëllim të mbrojtjes së ligjit, policia rregullisht dhe në mënyrë rutinore reagon në protesta kundër-ligjore, Serbia ka aplikuar qasje më të butë ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe.

“Nëse Viola von Kramon në vendin e saj apo ndonjë vend tjetër do mbështeste aq me zjarr bllokimin e autostradave, jam i bindur se do dërgohej në vëzhgim, sepse atje është normale si në vendet tjera se nuk ka tolerime ndaj manifestimeve politike që rrezikojnë qytetarët tjerë”, tha Selakoviç.

Sipas tij, është e qartë se Viola von Kramon nuk flet në emër të politikës gjermane as në emër të mbrojtjes së mjedisit, po zbaton vazhdimisht agjendë në dobi të mbrojtjes së mbrojtësve të vetë në Prishtin.

“Në këtë Kramon dhe manjatët serb që i japin mbështetje separatistëve shqiptar në Kosovë të udhëhequr nga Kurti në një ekip dhe ajo që i ndërlidh është interesi financiar dhe agjenda kundër serbe”, tha shefi i diplomacisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat