Media serbe habitet me falënderimin e Kurtit për kreun e PE-së që punon në njohjet e reja për Kosovën?

Lajme

Media serbe habitet me falënderimin e Kurtit për kreun e PE-së që punon në njohjet e reja për Kosovën?

Nga: F.B. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:25
David Sasoli

Gazeta “B92” ka publikuar sot një njoftim, ku prezantohet publikimi që kryeministri i Kosovës Kurti ka bërë në rrjetin social “Twitter”, ku shprehet se ka falënderuar kreun e Parlamentit Evropian se po angazhohet në njohjet e reja për Kosovën, transmeton “Bota Sot”.

Sipas kësaj gazete Kurti ka falënderuar kreun e PE, David Sasoli në angazhimin dhe ftesën që ju ka bërë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që të njohin ate.

Gazeta shpreh habinë për kinse veprimin e zyrtarit evropian, bazuar në deklaratën e publikuar nga Kurti në Twitter, ku shprehet kërkesa drejt këtyre vendeve për më shumë përkushtim në atë drejtim.

"Kemi pasur rastin të falënderojmë kreun e PE Sasoli për përcjelljen e zgjedhjeve nga BE dhe mbështetjen e vazhdueshme që jep PE për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përkushtimin dhe thirrjet për njohjen e Kosovës nga ana e 5 vendeve anëtare që ende nuk e kanë pranuar Kosovën” ka shkruar Kurti në Twiter, njofton “B92”.

Kryeministri Kurti, po qëndron në vizitë zyrtare në Bruksel, këtë publikim e ka shoqëruar edhe me foton nga takimi me Sasoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat