100 dollarë në muaj: Ky është snajperisti nga Kosova i ISIS që u zbulua nga FBI

Lajme

100 dollarë në muaj: Ky është snajperisti nga Kosova i ISIS që u zbulua nga FBI

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 09:28
Ilustrim

Vetëm 100 dollarë në muaj. Kjo është paga që Skënder Qerimi nga Ferizaj ka deklaruar se ka marrë për 7 vite qëndrimi në zonat e luftës në Siri.

Autoritet e Kosovës, me ndihmën e FBI-së kanë gjetur prova se Skënder Qerimi, që xhihadin e tij në vitin 2014 e nisi me një kallashnikov, dy vite më vonë arriti që të inkuadrohet në një kontingjent të snajperistëve të brigadës “Dabik”.

Skënder Qerimi i njohur me nofkën “Ebu Dher”, ishte riatdhesuar në Kosovë verën e këtij viti, bashkë me 10 persona tjerë që mbaheshin në kampe në Siri. Me të arritur në vendlindje, 30 vjeçari nga fshati Muhovec i Ferizajt, u arrestua nga autoritet kosovare dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, e dënueshme nga 5 deri në 10 vite burg.

Prokuroria pretendon se Qerimi për 7 vjet rresht ka qenë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk, e ku sipas tyre ka qenë i angazhuar edhe në Batalionin e Snajperistëve.

Në aktakuzë thuhet se Qerimi udhëtoi për në Siri më 27 qershor 2014, së bashku me dy shokët e tij, poashtu nga Ferizaj, tashmë të deklaruar si të vdekur në luftime atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat