Jovanoviç: Perëndimi dëshiron që Serbia të njoh Kosovën dhe të izolojë Republika Serpskan

Lajme

Jovanoviç: Perëndimi dëshiron që Serbia të njoh Kosovën dhe të izolojë Republika Serpskan

Nga: F.B. Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 20:46
Vladislav Jovanoviç

Diplomati Vladislav Jovanoviç ka vlerësuar se perëndimi ka nevojë të përshpejtoj zgjidhjen e pikave nevralgjike në Ballkan, së pari BeH dhe dialogun mes Prishtinës e Beogradit që përkundër angazhimit të ekspertëve nuk interesohen aq por lënë gjërat të rrjedhin duke konsideruar se Serbia nuk mund të qëndrojë gjatë dhe do lëshoj pe e para, këtë e tha duke komentuar vendimet e Kuvendit të Serpskas, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Perëndimi aktualisht është më shumë i angazhuar në BeH me dëshirë të izolimit të Serpska, duke kërkuar tërheqjen e hapave radikal dhe të bëjnë presion ndaj Serbisë duke pas parasysh ndjeshmërinë edhe për zgjedhjet edhe Kosovës që të qetësohet dhe hiqet dorë nga mbështetja ndaj Srpskes” tha Jovanoviç.

Sipas tij, perëndimi nuk dëshiron zgjidhjen e problemeve por detyrimin e Serbisë që të pranoj gjendjen e krijuar – të pranoj Kosovën dhe të hiqet ekzistimi i shqetësimit në Ballkan.

Shkak i mobilizimit të kaq shumë ekspertëve në regjion është edhe fakti se Amerika me aleatët po rrit konfrontimin me rivalët dhe dëshiron bartjen në tjetër regjion dhe të sigurohet Ballkani nga prania e forcave rivalizuese jo vetëm Rusisë e Kinës por edhe Turqisë.

Britani konsideron se i dërguari special për çështje të Ballkanit edhe vazhdimisht edhe tradicionalisht është e pranishme qoftë dukshëm apo padukshëm. “Kjo përvojë e pasur historike, dija, përzierja dhe shfrytëzimi i përparësive dhe kundërthënieve tash shfrytëzohet në interes të ShBA-ve dhe aleatëve perëndimor” tha Jovanoviç.

Lidhur me këtë emërime, ai thotë se duhet presin deri të bien gjërat në vend në Gjermani, pasi perëndimi ka nevojë për të përshpejtuar zgjidhjet e çështjeve nevralgjike në Ballkan, në radhë të parë në BeH edhe Kosovë.

“Këto çështje duhen parë në këtë trekëndësh, e zgjidhja e tyre është detyrë urgjente”. Gjermanët janë anëtar bashkëpunues i bllokut perëndimor në presionin ndaj Serbisë dhe çdo gjë serbe në Ballkan.

Sipas tij “emërimi i të dërguarit britanik është pjesë e kësaj, kjo nuk mund të na gëzoj por as shqetësoj sepse proceset pozitive pamundësojnë ndryshim radikal qoftë ne Srpska apo në bisedimet mes Beogradit e Prishtinës, as nuk do ketë përshpejtim në bisedime sepse kjo nuk i konvenon perëndimit” tha Jovanoviç.

Dialogu ka nis me qëllim të vetëm të normalizimit të raporteve, që do të thotë se Serbia pranon pavarësinë dhe çdo gjë tjetër është jo-relevante edhe për Prishtinën edhe perëndimin.

“Kjo pritja jonë se radikalisht asgjë nuk ndryshon por që dialogu të përkushtohet përmirësimit të jetës së serbëve dhe çështjeve praktike rreth kontakteve edhe bashkëpunimit mes neve edhe Prishtinës, jashtë qëllimeve praktike dhe njohjes perëndimit as që i intereson” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat