Mohoi masakrën e Reçakut, Vulin tash akuzon Kosovën për destabilizim të situatës

Lajme

Mohoi masakrën e Reçakut, Vulin tash akuzon Kosovën për destabilizim të situatës

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 08:24
Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila të hënën deklaroi se “Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit”.

Si përgjigje ndaj kësaj deklarate, Vulin ka akuzuar Prishtinën për “mosrespektim të marrëveshjes së Brukselit”.

“Destabilizimi sistematik i rajonit është duke u ndërmarrë nga paralajmërimet për krijimin e ‘Shqipërisë se Madhe’, arrestimet e serbëve dhe vendosja e njësive speciale në veri të Kosovës”, është shprehur Vulin.

“Stabiliteti i rajonit në veçanti është trazuar nga refuzimi i Prishtinës për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit dhe refuzimi për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Siç ka thënë Vulin, pyetja nuk është më nëse Prishtina po e destabilizon rajonin, por nëse Bashkimi Evropian e lejon këtë me vetëdije apo nga dobësia.

“Para se të fillojnë të flasin për serbët apo stabilitetin, përfaqësuesit e Prishtinës duhet së pari të shpjegojnë pse nuk e kanë përmbushur ende marrëveshjen e Brukselit dhe kur planifikojnë ta mbajnë fjalën e nënshkruar dhe të dhënë”.

Vulin ka mohuar përsëri masakrën në fshatin Raçak, në të cilën u vranë 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999, siç ishte përcaktuar para Tribunalit të Hagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat