Afrim Muçiqi befason me deklaratën: Sallat e dasmave janë më të pastra sesa 80% e QKMF-ve në Kosovë

Lajme

Afrim Muçiqi befason me deklaratën: Sallat e dasmave janë më të pastra sesa 80% e QKMF-ve në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:44
Afrim Muçiqi

Këngëtari Afrim Muçiqi në emisionin DPT te Fidani në T7, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij pas vendimeve që kanë marrë deri tash, për masat anti-Covid.

Muciqi tha se sallat e dasmave në Kosovë janë më të pastra sesa mbi 80% e QKMF-ve në Kosovë. 

Tutje, Muçiqi tha se ministri dhe kryeministri po gënjehen nga ata që i kanë përreth dhe sallat e dasmave nuk janë burim i infektimit me Covid-19.

“Edhe ministrin edhe kryeministrin po i rrejnë ata që i kanë për rreth. U japin këshilla që s’kanë asnjë bazë. Po dëgjoj analiza e analistë që thonë se burimi i infeksionit mund të jenë sallat e dasmave”, është shprehur Muçiqi. 

“Salla e dasmës, është keq të themi, por e dinë edhe qytetarët e Kosovës, të gjitha QKMF-të në Kosovë, mbi 80% janë më të papastra sesa sallat e dasmave”, ka thënë Muçiqi

“Pra, nuk kanë infrastrukturë, nuk kanë tualet të pastër. Sallat e dasmave janë të nivelit amerikan. Kanë standarde botërore”, shoti Muçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat