Vdes veterani i UÇK-së nga Drenica

Lajme

Vdes veterani i UÇK-së nga Drenica

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:13
Musa Mala

Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Skenderajt, Musa Mala.

Lajmin e kanë bërë të ditur bashkëluftetari i Malës, Zenel Shala.

Ai ka thënë së Musa ishtë burrë i besës me vlera të medha njerëzore e kombëtare.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të madhe këtë mëngjes mora lajmin se paska ndërru jetë bashkëluftëtari ynë veterani i UÇK-së Musa Mala, ishte burrë i besës, punëtor, njeri me vlera të mëdha si njerëzore ashtu edhe kombëtare, prehu në paqe Musë. Në emër të gjithë bashkëluftëtarëve të fshatit Kopiliq i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Mala. I paharruar kujtimi për ty, qofsh prej banorëve të xhenetit Musë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat