Protesta kundër Vuçiq në Tiranë/ Zbulohen emrat që do të flasin, mes tyre edhe Melihate Termkolli

Lajme

Protesta kundër Vuçiq në Tiranë/ Zbulohen emrat që do të flasin, mes tyre edhe Melihate Termkolli

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Pritet të nisë pas pak çastesh protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live bën me dije emrat e atyre që do të marrin fjalën në këtë protestë. Mes folësve është edhe ish-deputetja e LDK në Kosovë  Melihate Termkolli dhe do të përmbyllet me Sali Berishën.

Emrat që do të flasin në protestë:

Aldo Bumci

Melihate Termkolli

Bujar Nishani

Albana Vokshi

Belind Kelliçi

Edit Harxhi

Megi Balliu

Ylli Manjani

Sali Berisha

Lala tha se  protesta do të zgjasë jo më shumë se 1 orë dhe në derën e kryeminisëtrisë janë rikthyer dyert e blinduara nëse do të ketë tentativa për të hyrë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat