“Duron ky popull duron bacooo grahni… ”, Labi reagon pasi mbeti në terr

Lajme

“Duron ky popull duron bacooo grahni… ”, Labi reagon pasi mbeti në terr

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 23:48
Labi

Me reduktime të rrymës elektrike po përballën qytetarët e Kosovës. Janë të shumtë ata që po ankohen se mbetën në terr në këto ditë kur temperaturat janë nën zero.

Nëpërmjet llogarisë në Facebook, ka reaguar ish-deputeti Labinot Tahiri. Këngëtari ka treguar se e ka paguar rrymën, por ka mbetur pa drita.

“Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë!”, shkroi ai.

“Duron ky popull duron bacooo grahni…”, shtoi ai.

Postimi i plotë 

Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë! 

Jam ardh në perfundim, që ky popull e duron edhe kijametin veq me ju lajmru ma heret qështu si KEDS-I me sms ne pajtohemi me fatin! 

Kur qytetari i ka borgj KEDS-it, nuk i’a fal po shkon e i’a këput rrymen në shtyllê pa fije rahmeti! 

E kur qytetarêve KEDS-i i’u ka borgj dhe i lë në terr, kêrkonë falje dhe mirëkuptim! 

Nejse: Popull Bujar jem ne , kush nuk bën zë por rrim qështu ndër-jorgan tuj than behet mirë!!

Mundesisht nesër mos e leshoni fare se vallah ju kuptojmë se jeni “shumë korrekt”🤌

Duron ky popull duron bacooo grahni…

Këto reduktime janë paralajmëruar  nga KEDS dhe do të ndodhin në tërë territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat