Gjorgjeviç: Daçiq të marr përgjegjësi dhe të anulojë referendumin e 16 janarit

Lajme

Gjorgjeviç: Daçiq të marr përgjegjësi dhe të anulojë referendumin e 16 janarit

Nga: F.B. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:09
Ivica Daçiq

Kreu i Lëvizjes “Çlirimi” Mlagjan Gjorgjeviç ka ftuar kreun e Kuvendit të Serbisë Daçiq “të marr përgjegjësi dhe të anulojë referendumin për ndryshime kushtetuese të caktuar për 16 janar”, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Ai këtë kërkesë e shtroi pasi në publik rrodhi xhirimi, ku Daçiq në takim me përfaqësues të shoqërisë civile kritikoi votimin e ardhshëm për ndryshime kushtetuese.

"Ai referendum assesi nuk duhet të mbahet, ndryshimet kushtetuese po i sjell Kuvendi jo legjitim, ku nuk ka opozitë. SNS po përpiqet me forcë të ndryshojë aktin më të lartë të Serbisë” tha kreu i Lëvizjes.

Gjorgjeviç tha se “kupton frustrimin e Daçiq” pasi “SNS nuk merret me referendumin në të cilin vetë ka insistuar”, po bart përgjegjësinë tek Daçiq.

Sipas tij, bëhet fjalë për strategji mirë të llogaritur nga përparimtarët (SNS).

"Do të shtyjnë në plan të parë Daçiqin dhe hutojnë opinionin, pastaj me 16 janar do nxjerrin votuesit e tyre të paguar në referendum dhe me forcë do shtyjnë ndryshimet kushtetuese” tha ai.

Si fakt ai përmend mos informimin për këto ndryshime dhe mungesën e fushatës sikurse edhe faktin se “ai është caktuar mes dimrit pas festave”.

"I gjithë ky referendum është balon provues, nëse kjo ju kalon, tjetri referendum është fshirja e Kosovës nga preambula, në mënyrën e njëjtë jo demokratike. Prandaj referendumi nuk guxon të mbahet” tha Gjorgjeviç.

Mënyra më e thjeshtë është anulimi i referendumit nga Daçiq si kryetar i Kuvendit, ndalimi i punëve në realizimin e tij.

Ai theksoi se i vjen mirë që Daçiq ngadalë po e kupton “pozitën e paparë politike në të cilën e ka vendos SNS”.

"Me këtë fillon të realizohet edhe plani që lëvizja jonë e ka promovuar para një viti në Moskë, sipas të cilës Daçiq do të merrte funksionin e kryesit të detyrës së presidentit në vend të Vuçiq dhe do drejtonte Serbinë deri në zgjedhjet e para të ardhshme të lira” tha Mlagjan Gjorgjeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat