“Vrapo Babadimër”, shpërndan 700 dhurata për Vitin e Ri

Lajme

“Vrapo Babadimër”, shpërndan 700 dhurata për Vitin e Ri

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:53
“Vrapo Babadimër”, shpërndan 700 dhurata për Vitin e Ri

“Vrapo Babadimër” ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe dhuratave në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq.

Njëri nga organizatorët, Jusuf Islami, bënë të ditur se po shpërndahen rreth 30 dhurata dhe se kështu pritet të veprohet në të gjithë territorin e Kosovës.

“Këtë vit ne ndihmojmë 700 familje në nevojë, është një rritje jashtëzakonisht e madhe, duke e parë që nga edicioni i parë kanë qenë 60 familje kurse këtë vit po arrijmë t’i ndihmojmë 700 familje. Por, thelbësore për ne është të ju dalim në ndihmë familjeve dhe shumë fëmijë e shumë të rritur janë argëtuar me këtë maratonë të babadimrave.” u shpreh Islami.

Ai tregoi se ndihmë është duke u ofruar në më shumë dhe 26 komuna dhe se nesër pritet të përfundojnë shpërndarja e ndihmave.

“Ne i shpërndamë edhe pakot në shumë familje dhe shumë familje jetojnë në kushte të rënda ekonomike, andaj është mirë që në këtë mot të ftohtë që sado pak të ju dalim në ndihmë dhe të ju  japim një buzëqeshje atyre që kanë më së shumti nevojë këtë fundvit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat