Vazhdon konflikti mes Tomë Gashit dhe autorit të “Kojshia Show”, reagon sërish avokati

Lajme

Vazhdon konflikti mes Tomë Gashit dhe autorit të “Kojshia Show”, reagon sërish avokati

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 16:36
Sadri Imeri, Tomë Gashi,

Avokati Tomë Gashi dhe autori i emisionit “Kojshia Show”, Sadri Imeri ditë më parë patën një përplasje mes njëri tjetrit.

E gjitha filloi kur avokati Gashi deklaroi se Imeri merr 1700 euro në javë nga televizioni publik i Kosovës.

Ndërkohë Imeri replikoi ndaj Gashit duke thënë se është i akuzuar për rrahjen e gruas së tij. Madje, Imeri ia përmendi Gashit edhe rastin kur ky i fundit e shkelmoi një lypës në shesh.

Mirëpo, Gashin nuk e kanë ndaluar deklaratat e Imerit.

Ai sot ironizoi me të duke e quajtur “Sadri Kojshia” dhe duke ia përqeshur librin e tij që e promovoi në RTK.

“Për Krishtlindje në televizionin publik me pare tona, Sadri Kojshia promovon librin e tij personal. Për vlerat e librit nuk po besoj që ka nevojë me diskutu shumë”, ka shkruar Gashi në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat