”Çka kom zhvatë o pis?”/ Zëdhënësi i KEDS-it i përgjigjet organizatorit të protestës për rrymën

Lajme

”Çka kom zhvatë o pis?”/ Zëdhënësi i KEDS-it i përgjigjet organizatorit të protestës për rrymën

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 18:27
Durim Jasharaj, Viktor Buzhala

Debati për krizën energjetike mes organizatorit të protestës kundër reduktimeve, Durim Jasharaj, dhe zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, ka eskaluar.

Jasharaj  e quajti Buzhalën “zhvatës” teksa ky i fundit iu drejtua me fjalën “pis”.

“Ti je zëdhënës zhvatës i një kompanie zhvatëse”, tha Jasharaj.

“Se ti më quan mua zhvatës, unë dhe ti do të shihemi në gjykatë. Çka kam zhvatë unë o pis?”, u shpreh Buzhala nën tensione komunikimi.

Më poshtë mund të ndiqni përplasjen e tyre në Info Magazine të Klan Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat