Rada Trajkoviç i reagon Edita Tahirit

Lajme

Rada Trajkoviç i reagon Edita Tahirit

Nga: F. B. Më: 3 janar 2022 Në ora: 09:04
Rada Trajkoviç

Politikania serbe Rada Trajkoviç që kryeson edhe Lëvizjen Evropiane të Serbëve në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social “Twiter” ka reaguar ndaj deklaratës së mëhershme të shefes së delegacionit të Kosovës në bisedime Edita Tahiri rreth kthimit të serbëve në qytete, duke thënë se kjo është shqetësuese dhe për herë të parë pranim zyrtar i një qëndrimi të tillë”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Siç dihet Edita Tahiri më herët ka deklaruar se kthimi i serbëve në qytete ku aktualisht nuk janë kthyer do të ndodhë kur të arrihet marrëveshja mes Beogradit edhe Prishtinës edhe kur Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Sipas Trajkoviç, kjo është shqetësuese dhe porosi kërcënuese ndaj serbëve në Kosovë dhe hera e parë që pranohet zyrtarisht kushtëzimi i kthimit.

“Elita politike shqiptare ka pranuar se kthimi i serbëve të dëbuar është i kushtëzuar politikisht”, këtë e tha si reagim ndaj Tahirit rreth kthimit të serbëve në qytete.

“Kjo është hera e parë që zyrtarisht elita politike shqiptare e Kosovës ka pranuar që kthimi i serbëve të dëbuar është i kushtëzuar dhe me qëllim krijohet atmosferë armiqësore ndaj anëtarëve të bashkësisë serbe në qytete të Kosovës. Kjo është shumë shqetësuese dhe porosi kërcënuese ndaj serbëve”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat