Deputeti që del në punë edhe në ditë pushimi

Lajme

Deputeti që del në punë edhe në ditë pushimi

Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:50
Haxhi Avdyli

Ndonëse të gjitha institucionet publike në Kosovë që nga e shtuna e 1 janarit janë në pushim, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, sot ka dalë në punë.

Avdyli i cili krahas profesionit të deputetit që ushtron në Kuvendin e Kosovës është edhe neurokirurg.

Ai në Instagram ka postuar disa fotografi nga spitali privat ku shihet se ai po kryen intervenime.

Teksa Haxhi Avdyli po punon, kolegët e tij, deputet të Kuvendit të Kosovës edhe sot e kanë ditë pushimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat