Kosova Lindore kërkon kujdesin e shtetit të Kosovës, Mustafa: Nëse nuk pranon Serbia të ndërpritet dialogu

Lajme

Kosova Lindore kërkon kujdesin e shtetit të Kosovës, Mustafa: Nëse nuk pranon Serbia të ndërpritet dialogu

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:35
Ragmi Mustafa

Me fillimin e mandatit me partnerin e koalicionit që aktualisht udhëheq me Komunën, Ragmi Mustafa thotë se është kthyer qeverisja e mirë në Preshevë.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa akuzon Shqiprim Arifin për keqmenaxhim dhe lidhje të “kontratave të mbrapshta” në vlerë prej 1 milion eurosh vetëm pak kohë para zgjedhjeve.

Mustafa: Pushteti i kaluar lidhi kontrata të mbrapshta në vlerë prej një milion eurosh

“Në fushatë parazgjedhore pushteti arrit të gjej i ndikuar maksimalisht prej elektorit dhe sistemit të votave, por nganjëherë edhe vet i stimuluari ju paraprin këtyre gjërave dhe është arritur që në vetëm pjesën e parë të vitit 2021, të lidhën kontrata pune me punë kryerës mbarë e mbrapsht, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e mbështetjes së elektoratit për votën ose partia në pushtet të arrijë të bëjë pushtetin në komunën e Preshevës që realisht duke falënderuar një mase të madhe të votuesve shumë të vetëdijshëm, kanë qëndruar stoik në qëndrimet e tyre dhe kemi arritur që të bëjmë një pushtet tjetër. Ato kontrata të lidhura në një periudhë kohore, një muaj para zgjedhjeve kapin shumën më shumë se 1 milion euro”,

Mustafa thotë se kanë trashëguar borxh që rëndon buxhetin e Komunës së Preshevës.

Mustafa: Sa do që lëmshi të jetë i pështjellur, fijen do të ja gjejmë

“Sado që lëmshi të jetë i pështjellur, fijen do t’ia gjejmë. Dhe kemi arritur që të gjejmë fijen në mënyrë që të procesojmë ashtu siç duhet mbi bazën e mundësive që kemi. Por, jo jashtë atyre mundësive”, zotohet zëvendëskryetari i Preshevës.

Sipas tij, në Preshevë po kthehet menaxhimi i mirë i komunës me ato pak mjete që ka në aspektin financiar.

Më tej, thekson se shqiptarët varen edhe nga politika e Beogradit, duke theksuar këtu edhe vështirësitë që kanë në shprehjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Serbi.

Mustafa: Të drejtat e shqiptarëve janë mollë e ndaluar

“Të drejtat e shqiptarëve janë akoma ‘mollë e ndaluar’ dhe që nuk është e zgjidhshme si nyje me Beogradin qendror. Për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare të identitet kombëtar të shqiptarëve këtu. Dhe këtu mjerisht përsëritet një thënie e Beogradit qendror që ka qenë për sa vite në Kosovë duke i ndarë qytetarët e Kosovës si ‘shqiptarë’ dhe ‘albanska’ ata që janë nga Shqipëria. Kanë përdorur dhe po përdorin edhe institucionin të Beogradit qendror termin ‘shqiptarë’ që është nënçmues, denigrues dhe fyes. Dhe këtë e bëjnë pushtetarët në Beograd”, shprehet ai.

Presheva është e banuar me 95 përqind të shqiptarëve, por kështu nuk ndodh edhe në Bujanoc dhe Medvegjë.

Mustafa thotë se Qeveria e Kosovës në bisedimet me Serbinë duhet të kërkojë të vendosë për të drejtat e banorëve në tri komunat shqiptare.

Mustafa: Kosova duhet të kujdeset për Luginën

“Të mos vazhdohen bisedimet përderisa Serbia nuk pranon që të kujdeset Qeveria e Republikës së Kosovës, autoriteti më i lartë i qeverisë, Albin Kurti, për pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë. Dhe kjo të ishte lehtësia më e madhe që do t’i bëhet Qeverisë Kurti në të ardhmen. Sepse duke qenë shumë energjik ndaj shqiptarëve në Beogradin qendror, do të vihet në pozitë që të zmbrapset shumë hapa mbrapa. Sepse në planet e tyre millosheviqiane nuk shihet se ndryshojnë mendje karshi shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë, Bujanovoc”, deklaron ai.

Arditë Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, udhëheq aktualisht me Preshevën, por në bazë të marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa do të jetë kryetar Komune në dy vitet e fundit të mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat