Policia ndërpret dasmën me mbi 300 dasmorë në Gjakovë

Lajme

Policia ndërpret dasmën me mbi 300 dasmorë në Gjakovë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 20:11
Ilustrim

Një familje ka organizuar dasmë me mbi 300 të ftuar në fshatin Hereq të Gjakovës.

Me të marrë këtë informatë Policia e Kosovës ka reaguar duke e ndërprerë dasmën dhe shpërndarë dasmorët për shkak të shkeljes së masave anti-COVID.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 18:30, Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se në fshatin Hereq, Gjakovë në lokalin “Fetah” është organizuar aheng familjar (dasma). Policia ka vepruar së bashku me inspektorët e AUV-it dhe nga ana e tyre (AUV) është shqiptuar dënim (gjobë), si dhe janë larguar të gjithë mysafirët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat