Rrahja e babait nga djemtë në Rahovec, reagon Pacolli

Lajme

Rrahja e babait nga djemtë në Rahovec, reagon Pacolli

Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:54
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas rastit në të cilin dyshohen se dy djem nga Rahoveci mbrëmë rreth orës 23:00, e kanë rrahur babanë e tyre, të cilën më pas edhe e kanë lidhur.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur si dhe ka bërë thirrje për kujdes ndaj prindërve.

“Lexova se dy vëllezër kishin dhunuar fizikisht babanë e tyre. Nuk mund ta besoja atë që lexova! Unë një gjë po e them:

Kujdesuni për prindërit sa janë gjallë, një ditë nuk do të jenë më. Dhe askush tjetër nuk e zëvendëson vendin e tyre”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat