Parlamenti malazez vendos sot për shkarkimin e Abazoviq

Lajme

Parlamenti malazez vendos sot për shkarkimin e Abazoviq

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 10:41
Dritan Abazoviç

Parlamenti malazez do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur për shkarkimin apo jo të Dritan Abazoviç.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviç.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Më 4 shkurt parlamenti do të vendosë nëse do të rrezohet kryeministri ose do të hapet rruga që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrin të formojë një shumicë të brishtë.

Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviç të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat