28 çifte e shfrytëzuan datën e veçantë 02.02.2022 për t'u kurorëzuar në Vushtrri

Lajme

28 çifte e shfrytëzuan datën e veçantë 02.02.2022 për t'u kurorëzuar në Vushtrri

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

28 çifte kanë vendosur që të kurorëzojnë martesën e tyre sot pranë Zyrës për Kurorëzime në komunën e Vushtrrisë.

Kjo për shkak të datë së veçantë në rendin kalendarik si 02.02.2022.

Për këtë numër ka njoftuar Drejtoresha e Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Hava Mlinaku, e cila ka shkruar se pikërisht për këtë ditë të veçantë sot janë kurorzuar 28 qifte të reja në komunën e Vushtrrisë.

“02.02.2022 datë shumë e veçantë të cilet e shfrytëzuan 28 çifte nga Vushtrria për ta kurorëzuar dashurinë e tyre duke thyer keshtu rekordin e vitit 2020!” ka shkruar Mlinaku.

Postimi i plotë:

02.02.2022 datë shumë e veçantë të cilet e shfrytëzuan 28 çifte nga Vushtrria për ta kurorëzuar dashurinë e tyre duke thyer keshtu rekordin e vitit 2020!

Zyrtarja Suzana Sejdiu bëri një punë të mrekullueshme, të palodhshme dhe me plot përgjegjesi!

Drejtoria e Administratës, i uron të gjitha çiftet dhe ju deshiron shëndet, dashuri dhe gjithë të mirat në jetën e tyre të re familjare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat