Jo vetëm rrëzim, ja çka do të ndodhë nesër me kryeministrin e Malit të Zi

Lajme

Jo vetëm rrëzim, ja çka do të ndodhë nesër me kryeministrin e Malit të Zi

Nga: A.ZH Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 21:23
Zdravko Krivokapiq

"I bëj thirrje Prokurorisë që të reagojë urgjentisht për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të kryeministrit në largim të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq", tha shefi i ekipit mediatik të Partisë Socialdemokrate (SDP), Mirko Staniq.

Sipas Staniçit, SDP do të ngrejë kallëzim penal nesër, "për sjellje të paligjshme dhe shpërdorim të pozitës zyrtare", raporton pobjeda, përcjell Bota sot.

Qeveria në seancën e sotme elektronike pa dijeninë e përfaqësuesit e MPB-së, ka miratuar Projektvendimin për ndryshimin e vendimit për kriteret për përcaktimin e bazës për marrjen e shtetësisë malazeze me pranim.

“Ne i bëjmë thirrje ministrit Sergej Sekuloviq që të mbrojë personalitetin dhe integritetin e MPB-së dhe të shpallet me këtë rast, ndërsa Prokuroria të reagojë për këtë grabitje ligjore”, njoftoi Staniq në Twitter.

Ndryshe, sonte Kuvendi ka votuar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Krivokapiq./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat