I iku Policisë së Kosovës nga duart, flet Milan Radoiçiq

Lajme

I iku Policisë së Kosovës nga duart, flet Milan Radoiçiq

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 21:56
Milan Radoiçiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, përgjatë ditës u raportua se është arratisur nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, gjatë kohës sa tentonte të futej në Kosovë.

Radoiçiq, siç raportojnë mediet serbe, është deklaruar pas kësaj ngjarjeje thotë se e ka mësuar nga mediat që ka urdhër për, siç e quan ai, “përndjekje politike”.

“Nga të gjitha krimet që janë përpjekur të m’i atribuojnë në të kaluarën, ky është më i çuditshmi, i cili vetëm dëshmon se sa të dëshpëruara dhe të pafuqishme janë kukullat shqiptare dhe mentorët e tyre të huaj”, citohet të ketë deklaruar i arratisuri serb.

Ai ka përmendur edhe dëbim përgjithmonë nga Kosova, duke thënë se nuk do të heq dorë së kthyeri.

Milan Radoiçiq është një nga dy personat që janë në listën e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Radoiçiqi madje konsiderohet si i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat