Lulzim Paci sqarohet për nxënësin që bëri akrobacione: Është problematik, i është tërhequr vërejtja

Lajme

Lulzim Paci sqarohet për nxënësin që bëri akrobacione: Është problematik, i është tërhequr vërejtja

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 18:41
Lulzim Paci

Profesori nga Vushtrria i njohur në Tik Tok, Lulzim Paci, është sqaruar për videon e shpërndarë, ku shihet një nxënës i tij duke kryer akrobacione në orën e mësimit.

Paci, ka thënë se nxënësi është problematik edhe për profesorët e tjerë, duke shtuar se në momentin kur e ka kryer akrobacionin, paraprakisht këtij i kishte thënë që do të shkonte në banjë.

“Nxënësi në fjalë që shihet në video ka kërkuar të shkojë në banjë, ai edhe te mësimdhënësit e tjerë njihet se është problematik dhe jo vetëm tek unë”.

“Sipas rregulloreve, unë nuk kam të drejtë t’ia mohoj të shkojë në banjë për nevoja të tij, unë i kam thënë shko në banjë. Ai gjatë kohës kur ka dashtë të shkojë, i ka bërë ato akrobacione, edhe unë i kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thërras kujdestarin tënd”.

“Kujdestari i tij është i njoftuar për këtë rast, ky nuk është problem vetëm tek unë por edhe te mësimdhënësit e tjerë”.

“Nxënësit i është tërhequr vërejta që të mos ndodh më ky rast. I kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thirri edhe prindin, por edhe nëse është nevoja kështu do të marrim masa tjera, nuk e lejoj të bëjë kështu në orën time të mësimit”, ka thënë Paci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat