​Dhjetë muaj nga zhdukja e biznesmenit shqiptar, ja ku ishte parë për herë të fundit

Lajme

​Dhjetë muaj nga zhdukja e biznesmenit shqiptar, ja ku ishte parë për herë të fundit

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:36
Bedri Rexhepi

Megjithëse sot bëhen 10 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi, familja akoma nuk ka një përgjigje për vendndodhjen ose për fatin e tij.

Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi me datën 8 prill 2021 është parë në Novobërde dhe nga aty me asgjë për të.

Familjarët të dëshpëruar në institucione kanë deklaruar që edhe pas shumë kontakteve me prokurorë të rastit akoma nuk kanë një përgjigje se ku gjendet familjari i tyre.

Sipas tyre, përgjigjet janë të njëjta nga ana e prokurorisë se janë duke ndërmarrë veprime por që këto, sipas tyre, më shumë po mbesin vetëm si deklarata.

I kontaktuar nga KosovaPress, vëllai i Bedriut, Vedat Rexhepi, tha se nuk ka asnjë zhvillim të ri në lidhje me çështjen e biznesmenit të zhdukur, vetëm konfirmoi se tashmë rasti është në dorën e prokurorit Armend Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat