Ahengu në Shkodër gjatë luftës në Kosovë – tregimi rrëqethës për organizimin e një dasme ku muzika nuk u ndalë me kërkesën e nënës

Lajme

Ahengu në Shkodër gjatë luftës në Kosovë – tregimi rrëqethës për organizimin e një dasme ku muzika nuk u ndalë me kërkesën e nënës

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:25
Fadil Kraja

Ka rifilluar të qarkullojë në media një histori që dy vite më parë e kishte treguar dramaturgu Fadil Kraja lidhur me organizimin e një dasme në Shqipëri, në kohën e luftës në Kosovë, e ku një familjeje nga Kosova i ishin vrarë tre djem.

Dramaturgu Kraja, i cili ka ndërruar jetë më 18 nëntor 2021 në një emision në ALBTV USA më 2020, rrëqeth me ngjarjen që e tregonte.

Në një hotel në Shkodër kati i lartë ishte lëshuar për refugjatët e Kosovës gjatë kohës së luftës, ndërsa në katin e parë mbahej një dasmë.

Pasi vjen lajmi se një nëne që qëndronte në katin e lartë të hotelit i kishin vdekur tre djemtë, babai i vajzës që martohej vendosi ta ndalte muzikën.

Më pas shfaqet një grua dhe kërkon që të mos ndalet muzika pasi Serbia këtë dëshiron, të ndalet muzika e kënga për shqiptarët.

Për më shumë rreth kësaj ngjarje shikoni videon, ku dramaturgu Kraja rrëqeth me tregimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat