Ambasadori rus në Beograd: Rusia e përkrahë Serbinë sa i përket Kosovës

Lajme

Ambasadori rus në Beograd: Rusia e përkrahë Serbinë sa i përket Kosovës

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:34
Aleksandar Bocan-Kharchenko

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka deklaruar se Rusia gjithmonë i ka mbështetur interesat e Beogradit sa i përket situatës në Kosovë dhe ka theksuar se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai ka theksuar se Rusia ka të njëjtin qëndrim kur bëhet fjalë për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ne do të punojmë së bashku për të parandaluar planet për decentralizim dhe heqjen e autorizimit nga populli serb në BeH, sepse kjo është një çështje e rëndësishme për Serbinë dhe Republikën Serbe, si dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin dhe Evropën”, ka pretenduar Bocan-Kharchenko.

Ai gjithashtu ka theksuar se politikën e jashtme të vendit të tij e përcakton presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe se kjo politikë gjen mbështetje dhe mirëkuptim të madh nga Serbia.

Ambasadori rus në Beograd ka thënë se politika ndërkombëtare e Rusisë reflektohet në “përpjekjet dhe garancitë për sigurinë globale”, por edhe në aspiratat për të penguar zgjerimin e NATO-s, të cilat, siç tha ai, “përkojnë me statusin e neutralitetit të Serbisë”.

“Zgjerimi i NATO-s nuk ka sjellë asnjë stabilitet dhe siguri në rajon, por ka kontribuar në ndarje shtesë”, tha ambasadori rus, duke pretenduar se “NATO ishte përgjegjës për bombardimet e Serbisë në vitin 1999”.

Sipas ambasadorit, bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë është reflektuar në marrëdhëniet e ngushta mes presidentëve Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, të cilët u takuan në Soçi në nëntor të vitit të kaluar dhe më pas patën disa biseda telefonike dhe konsultime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat