“Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, Labi i thur elozhe Osmanit, Kurtit e Konjufcës

Lajme

“Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, Labi i thur elozhe Osmanit, Kurtit e Konjufcës

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:07
Albin Kurti dhe Labinot Tahiri

Këngëtari Ferizaj Labinot Tahiri është përfshirë në debatin ku presidentja e Kosovës po akuzohet se ka harxhuar 4 mijë euro naftë nga Kuvendi i Kosovës dhe është “bërë” kinse nuk e ka ditur.

Tahiri madje ka shkruar edhe për veshjen e presidentes gjatë kohës së kjo e fundit ishte një ditë me familje në Brezovicë.

Tahiri ka shprehur keqardhje për sulmet ndaj presidentes.

Kur behët fjalë për veshjet gjatë paraqitjeve në publik, ai ka përmendur këtu edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Gluak Konjufca.

Reagimi i plotë:

PRESIDENCA KA NJË PESHË TË VEQANTË PËR SHTETIN DHE QYTETARIN.
E nderuara Presidente, e shtetit tim, Republikës së Kosovës,
Dua të shpreh keqardhjen time për sulmet ndaj teje. Është gjendje e mjeruar në vendin tonë, ku popullata e lodhur nga gjendja ekonomike manipulohet me një shkrim që ka të bëjë me garderobën tënde, kinse 15 euro të paskan kushtuar veshjet për skijim!
Të them të drejtën, e rëndë shumë , përshkak se roli i Presidentit i një shteti është shumë i lartë dhe duhet të ketë një respekt të veçantë, edhe nëse nuk respektohet si individ, duhet të respektohet si institucion, ndërsa këtu në mesin tonë bëhet zhurmë për veshjen tuaj, thua se do të duhej të vishnit “kule e dimija” në takime apo në shetitje me familje.!
Kështu kanë dëshirë, me i pa udheheqësit tanë; Kryeministrin me opinga ,juve me kule e dimija, Kryeparlamentarin me patika të Kinës, sepse nuk janë mësuar të kenë përfaqësim të dinjitetshëm, dhe pavarësisht ngjyra e çmimeve, veshjet janë personale , e aq ma pak nuk duhet të flitet për to derisa as një cent nuk iu është prekur qytetarit nga ana juaj.
Zonja presidente, ju lutem të shikoni gjendjen alarmante Kosovë-Sërbi, ajo ka rendesi më shumë për ne si qytetar.
Ju ngjat jeta zonja Presidente🌹🤝🌹
Me respekt, një qytetar me shumë shqiptar të juaj, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat