Vuçiq premton pagë mesatare prej 1000 eurosh në Serbi, pension 500 euro

Lajme

Vuçiq premton pagë mesatare prej 1000 eurosh në Serbi, pension 500 euro

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:30
Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare mund të jetë 1000 euro.

Vuçiq më pas theksoi se ideja është që paga mesatare të jetë deri në 1000 euro deri në fund të mandatit.

“Është realiste dhe e arritshme, nëse nuk ka probleme të jashtme, e dini se çfarë dua të them”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se po ashtu synohet që pensionet të jenë mesatarisht rreth 500 euro.

Duke komentuar situatën ekonomike, Vuçiq tha se Serbia në dy vitet e fundit, që nga fillimi i pandemisë, ka bërë përparimin më të shpejtë ekonomik në të gjithë Evropën.

“Mjekët dhe infermierët nga Gjermania po kthehen tek ne për herë të parë. Ata duan të kthehen në vendin e tyre. Ne kemi problem me zejtarët dhe duhet të gjejmë një mënyrë për t’i kthyer në Serbi. Deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare do të jetë 1000 euro, kurse pensioni 500 euro. Kjo është e arritshme, nëse nuk ka probleme të jashtme dhe nëse ka tërmete të mëdha në nivel botëror”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat