Kryetari i Ferizajt flet për zjarrin që kaploi mbrëmë “Viva Fresh Store”

Lajme

Kryetari i Ferizajt flet për zjarrin që kaploi mbrëmë “Viva Fresh Store”

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:22
Agim Aliu tek “Viva Fresh Store”

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas zjarrit që kaploi mbrëmë objektin e “Viva Fresh Store” në këtë Komunë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky zjarr ka shkaktuar tronditje me “dëme shkatërrimtare”.

“Të gjithë u zgjuam sot, me tronditjen që shkaktoi fatkeqësia e zjarrit, me dëme shkatërrimtare në “Viva Fresh Store” në Ferizaj. Sot, në mëngjes dolëm bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, Luan Salihun nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, për të parë nga afër dëmet dhe përgëzuar ekipet e zjarrfikjes që bën maksimumin për të minimizuar dëmet materiale.”

Tutje ai ka shtuar se tashmë fjala ka mbetur tek organet përgjegjëse që po hetojnë rastin.

“Fatmirësisht, nuk ka asnjë dëm në njerëz, gjersa për dëmet materiale dhe shkaktimin e zjarrit, fjalën e kanë organet përgjegjëse shtetërore”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat