Lavrov dhe Guterres flasin për temat ndërkombëtare, përfshirë misionin e OKB-së në Kosovë

Lajme

Lavrov dhe Guterres flasin për temat ndërkombëtare, përfshirë misionin e OKB-së në Kosovë

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 10:56
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka biseduar mbrëmë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres përmes video-lidhjeve, për situatën aktuale dhe çështjet në skenën ndërkombëtare, përfshirë misionin e OKB-së në Kosovë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas njoftimit, Lavrov e Guterres kanë trajtuar temat me ndikim aktual ndërkombëtar siç janë situatat në Siri, situata në Libi dhe misioni i OKB në Kosovë.

Kjo bisedë është zhvilluar si përgatitje dhe njohje me situatën në kontestin e marrjes së kryesimit nga Rusia të Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë muajit shkurt.

Mësohet se ministri rus në mënyrë të detajuar e ka informuar sekretarin e përgjithshëm lidhur me bisedimet me shtetet-anëtare të NATO-s dhe OSBE-së për garancitë e sigurisë, është thënë nga kumtesa e ministrisë së jashtme ruse.

Por nuk janë dhënë detaje të tjera nëse me këtë rast është diskutuar edhe rreziku dhe kriza e krijuar në mes Rusisë edhe Ukrainës dhe kërcënimit direkt për konflikt edhe luftë të përmasave të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat