Dënohet me burg i akuzuari për pjesëmarrje në grup terrorist

Lajme

Dënohet me burg i akuzuari për pjesëmarrje në grup terrorist

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tre vjet e tre muaj burgim S.Q., i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

I dënuari ndaj këtij vendimi ka të drejtë që të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 3 ( tre) muaj burgim, të cilin në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masë  të paraburgimit. Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit  derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë  16 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special  ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit  S.Q  për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist  nga neni 143 paragrafi  2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 3 ( tre) muaj burgim, të cilin në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masë  të paraburgimit. Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit  derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës,

përmes kësaj gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat