Rusia me propagandë të egër, akuzon se mercenarë nga Kosova po dërgohen në Ukrainë

Lajme

Rusia me propagandë të egër, akuzon se mercenarë nga Kosova po dërgohen në Ukrainë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 13:31
Ilustrim

Rusia po vazhdon me propagandën e saj në vazhdën e tensionimit të situatës me Ukrainën, sidomos në rajonin e Donbasit, arenë kjo lufte mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase.

“Sputnik” ka cituar një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se mercenarë nga Ballkani janë dërguar në këtë rajon.

Në këtë mes, ai ka përmendur edhe kosovarët.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm, sipas Sputnik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat