“Ky na ka pshtu”, i moshuari mban në kuletë foton e Ibrahim Rugovës

Lajme

“Ky na ka pshtu”, i moshuari mban në kuletë foton e Ibrahim Rugovës

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:19
Pamje nga video

Të enjten është shënuar 14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Qytetarët zgjodhën mënyra të ndryshme për të festuar, por shumë prej tyre mbanin në duar simbolet e shtetit.

Një i moshuar ka treguar se në portofolin e tij e mban fotografinë e ish-Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

I moshuari që kishte dalë në shesh për ta festuar 14-vjetorin e shtetësisë, tha se fotografinë e Rugovës e mban në portofol që prej shumë vitesh.

I moshuari ka deklaruar për emisionin #Gjesi në T7 se Rugova e ka sjellë pavarësinë e Kosovës.

“Ky e ka ba pavarësinë. Prej kur u kan Rugova, unë e kom pasë këtë me veti (fotografinë), babën tem s’e maj, Rugovën e maj n’xhep, se ky na ka pshtu”, ka deklaruar i moshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat