Betohet Gani Geci: Sa t’jam gjallë, përmendore e Fadil Hoxhës në Kosovë s’ka m’u ndërtu

Lajme

Betohet Gani Geci: Sa t’jam gjallë, përmendore e Fadil Hoxhës në Kosovë s’ka m’u ndërtu

Nga: N. Sh. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 12:53
Gani Geci

Në përvjetorin e vrasjes së Shaban Polluzhës, i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës, në Kosovë ka filluar rikthimi i debatit se a ishte më patriot Shaban Polluzha apo Fadil Hoxha.

Hoxha sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica.

Debate të ashpra në lidhje me këtë kishte mbrëmë në emisione televizive.

Për këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, që përmes një fotografie, i betohet gjyshit të tij, Halil Bajraktarit, se sa t’jetë gjallë përmendore e Fadil Hoxhës nuk do të ndërtohet në Republikën e Kosovës.

“I nderuari gjyshi im Halil Bajraktari. Të pushkatuan tradhtarët e Ali Shukriu e Fadil Hoxha. Të betohem në lirinë që e fituam falë rrugës tuaj nacionaliste me anglo-amerikanët që sa kohë unë kam fuqi, me u ndërtua përmendore të Fadil Hoxhës në vende publike në Republikn e Kosovës, nuk kam me lejuar”, shkruan Geci.

Ndryshe Fadil Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

Image
Fotografia e publikuar nga Gani Geci

“Ne luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman. Me likuidimin e këtij grupi të Drenicës gati është qetësue Drenica. Deshta me të thanë se edhe populli i Drenicës, një pjesë e madhe e tij, ka marrë pjesë me ne, mbasadndej kundër këtyre. Kështu që kjo asht jashtëzakonisht me rëndësi përndryshe do të kishim probleme edhe masandej në Drenicë”, thotë Fadil Hoxha.

Ende nuk ekziston në Kosovë një dokument me të cilin dënohen krimet e komunizmit. Ka pasur disa përpjekje por kanë dështuar edhe në Parlamentin e Kosovës për të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të dënoheshin krimet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat