Aktivisti i të drejtave të LGBTI: Do ta fitojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

Aktivisti i të drejtave të LGBTI: Do ta fitojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 23:49
Blert Morina

Aktivisti i të drejtave të LGBTI-së, Blert Morina, ka thënë se rastin për lejimin e martesave mes gjinisë së njëjtë do ta fitojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Morina ka deklaruar se që nga 2014-ta ka një numër të madh të interpretimeve të neneve të kushtetutës.

“Ne prej 2014 deri më tash kemi pasur një gamë te madhe të ekspertëve qe kanë dhënë opinione dhe interpretime të neneve të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne mendojmë se Gjykata Kushtetuese na jep të drejtë për martesat e gjinisë së njëjtë”, tha ai.

Ai ka thënë se martesat e gjinisë së njëjtë, po ashtu garantohen me konventat e të drejtave të njeriut të cilat aplikohen në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat