Petkoviç reagon për arrestimin e tre serbëve

Lajme

Petkoviç reagon për arrestimin e tre serbëve

Nga: F.B Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:40
Petar Petkoviç

Petar Petkoviç drejtor i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën ka deklaruar se arrestimi i serbëve në Prishtinë është histeri kundër serbe dhe fushatë e lajmeve të rrejshme në regji të kryeministrit të Kosovës Kurti, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

“Së pari tre serbët e arrestuar janë shpall terroristë e pastaj janë lëshuar, pastaj ata janë akuzuar se vetë kanë rrëzuar mermerin në varreza!? Krahas kësaj kanë plasuar gënjeshtra se po përgatisin dhe inskenojnë sulme në veri”, tha Petkoviç.

Ai ka theksuar se Prishtina duhet të ndalojë të mashtrojë dhe të krijojë krizë artificiale.

“Beogradi do të vazhdojë të ruaj paqen edhe stabilitetin”, tha Petkoviç.

Si dihet te shtetas serb që janë arrestuar të shtunën në Prishtinë pasi njëri nga ata ka blerë emblemë të UÇK-së janë lëshuar nga paraburgimi, kanë thënë avokatët t tyre Jovana Filipoviç dhe Nedo Sharanoviç.

Tre të rinjtë D.D, D.D. dhe V.J. janë marr në pyetje në Prishtinë për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “përgatitje të sulmeve terroriste” saktësisht përgatitje të veprës “kundër rregullimit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë ".

Ata janë ndaluar edhe intervistuar pasi njëri prej tyre ka blerë emblemë të UÇK-së për çka rasti është ndërlidhur me “vepër penale të terrorizmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat