Vëllai i Jusuf Buxhovit largohet nga Kievi

Lajme

Vëllai i Jusuf Buxhovit largohet nga Kievi

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 10:39
Jusuf Buxhovi

Bashkim Buxhovi, vëllai i historianit dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi, ka arritur të largohet nga Kievi.

Lajmin e ka bërë të ditur historiani Jusuf Buxhovi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai tha se vëllai i tij është larguar në drejtim të Perëndimit.

“Ma në fund një lajm shpresëdhënës nga Ukraina. Im vëlla, shkrimtari Bashkim Buxhovi, ia doli që të largohet nga Kievi në drejtim të Perëndimit… Urojmë që edhe hapat e fundit drejt shpëtimit, në kufirin Ukrainë-Hungari, t’i përballojë sa ma parë…”, shkruan Jufuf Buxhovi.

 

 

Miq të nderuem! Ju përshëndes me nji foto origjinale e jo fotomontazh nga Kievi të cilen e kisha titullue: "EDHE ENGJUJT...

Posted by Baki A Buxhovi on Monday, February 28, 2022

 

Bashkim Buxhovi kishte mbetur i ngujuar në një bodrum bashkë me gruan dhe vjehrrën, teksa dy fëmijët e tij ishin janë nisur drejt Polonisë.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat