Gani Geci kërkon heqjen e ligjit të Kosovës për të shkuar në luftën e Ukrainës

Lajme

Gani Geci kërkon heqjen e ligjit të Kosovës për të shkuar në luftën e Ukrainës

Nga: N. Sh. Më: 3 mars 2022 Në ora: 15:27
Gani Geci

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, po kërkon që të heqet ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftra të huaja.

Ai përmes një shkrimi në facebook, thotë se pas aprovimit të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës në mbështetje të luftës së Ukrainës, ligji për ndalimin e qytetarëve apo vullnetarëve për të shkuar për ta ndihmuar popullin ukrainas për çlirimin nga Rusia nuk ka më kuptim.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, pas aprovimit të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës me 93 vota pro në mbeshtetje të luftës Çlirimtare të Ukrainës nga Okupimi i Rusisë, tani ligji që ndalon pjesëmarrjen e vunllnetarëve nga Kosova për ta ndihmuar popullin e Ukraines për tu çliruar nga okupimi Rus nuk ka ma kuptim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat