Tahiri: Kurti duhet me e ndal retorikën e fjalimit me rima

Lajme

Tahiri: Kurti duhet me e ndal retorikën e fjalimit me rima

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:53
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet që ta ndal retorikën, siç ka thënë ai të fjalimit me rima.

“Duhet me e ndal kryeministri Kurti, retorikën e fjalimit me rima edhe abuzimit të tij, se shihet që kanë lexuar libra, ne seanca në të cilat nuk kanë veprime konkrete”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri se qytetarët u patën mërzitur me qeverisjen e tyre, por tha se nuk e dinë nëse janë mërzitur edhe me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Qytetari u pat mërzit shumë me ne dhe tash nuk e  di a janë mërzitë hale me këta, por treguesit e parë tregojnë për një qeveri shumë të pazot. Mbi të gjitha për një qasje shumë hipokrite, për mos me thënë mashtrues”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat