Flet deputetja shqiptare në Kroaci thotë se edhe Ukraina edhe Rusia e mohojnë pronësinë e flutarakes

Lajme

Flet deputetja shqiptare në Kroaci thotë se edhe Ukraina edhe Rusia e mohojnë pronësinë e flutarakes

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:36
Ermina Prljaskaj

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Prljaskaj, ka thënë se akoma nuk është identifikuar fluturakja e cila u rrëzua në Zagreb e për të cilën kishte dyshime se ka ardhur nga Ukraina.

Megjithatë, ajo ka thënë se ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e ka mohuar se ky dron vëhzgues iu takon atyre derisa të njëjtën e ka bërë edhe ambasada e Rusisë në Kroaci.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kishte rënë një dron i cili ende nuk është identifikuar se kujt i takon, edhe pse ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka shtruar pyetje në ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës të cilët e kanë mohuar që iu takon atyre. Edhe nga ambasada ruse ka ardhë një deklaratë ku thuhet se nuk i takon as Rusisë”.

“Bëhet fjalë për një dron vëzhgues i cili ka rënë në Kroaci dhe sipas të gjitha të dhënave ka mbetur pa naftë dhe ka rënë në një pjesë të qytetit ku nuk ka banorë dhe për fat të mirë nuk ka as të vdekur dhe as të lënduar. Ka vetëm dëme në objektet në këtë pjesë, që nuk janë dëme edhe shumë të mëdha”.

Prljaskaj në “Info Magazine” të Klan Kosovës ka thënë se gjatë ditës ka pasë akuza për ministrinë e Mbrojtjes dhe NATO-n që nuk e kanë detektuar fluturaken e paidentifikuar që ka fluturuar disa orë në hapësirën e tyre ajrore.

“Nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare, kemi teori dhe supozime. Fillimisht akuzohet Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e NATO-s që nuk e mbrojnë pjesën ajrore sa duhet, edhe pse ministri i Mbrojtjes ka dalë me deklaratë që ata e kanë përcjellë kalimin e këtij droni, por askush nuk ka reaguar. Këto janë vetëm supozime, sepse ende nuk kanë përfunduar hetimet zyrtare që të jepen deklarata të sakta zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat