Eurodeputetët letër kreut të BE-së, kërkohet dënimi i Serbisë dhe ndalimi i ndihmave financiare për shkak të qëndrimit të saj ndaj Rusisë

Lajme

Eurodeputetët letër kreut të BE-së, kërkohet dënimi i Serbisë dhe ndalimi i ndihmave financiare për shkak të qëndrimit të saj ndaj Rusisë

Nga: F.B Më: 14 mars 2022 Në ora: 08:55
Josep Borrell

Deputetë të Parlamentit Evropian i kanë dërguar letër kreut të BE-së në të cilën kërkohet që Serbia të dënohet për shkak të politikës së saj ndaj Rusisë, kanë njoftuar mediet, transmeton “Bota sot”.

Sipas “Novosti” 9 deputet të PE nga grupi liberal “Përtërijmë Evropën” i kanë dërguar letër kreut të Këshillit të Evropës Ursula von der Lajen dhe shefit të diplomacisë evropiane Josep Borel ku iu kërkojnë ngrirjen e përkohshme të procesit të bisedimeve me Serbinë dhe ndalimi i ndihmave financiare përderisa nuk harmonizon politikën e saj me BE-në ndaj Rusisë.

"Në dritën e ngjarjeve në lidhje me agresionin rus në Ukrainë, thellësisht jemi të shqetësuar për situatën që zhvillohet në Ballkan, posaçërisht me mosrespektimin e hapur të obligimeve nga Serbia si kandidat për anëtarësim në BE. Serbia ka hyrë në vitin 10-të të bisedimeve ppër bashkëngjitje në Union me shkallë të ndryshme të përparimit dhe hapje të grupit të ri të obligimeve ashtu që në mënyrë progresive të harminizojë politikën e saj të jashtme dhe sigurisë me orientimet e BE-së dhe aksione konkrete të tregojë se ndan vlerat evropiane”, thuhet ndër tjera në letër.

Letra është nënshkruar edhe bfa nënkryetarja e PE dhe anëtarja e Partisë së demokratëve të lirë Nikola Ver, si dhe nga deputeti slloven Klemen Kroshelj,bullgari Ilhan Kjuçuk, lituanezi Petras Aushtreviçijus, estonezi Urmas Paet, holandezi Bart Grotijus dhe Malik Azmani, spanjolli Hose Ramon Bausa Dijas dhe rumunja Ramona Strugariju.

"Jemi fuqishëm të bindur se Serbia po bënë hap të rrezikshëm kah autoritarizmi, që është në kundërshtim  me përpjekjen për synimin e bashkëngjitjes në BE, kjo dy kuptimësi ka arritur kulmin me refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë", kanë shkruar eurodeputetët.

Ata po ashtu kanë theksuar se “Serbia për fat të keq, ka bërë hapa prpara në disa fusha si sundim të ligjit, të drejta të njeriut , liri të medieve dhe shprehjen e lirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat