Banorët e lagjes “Kalabria” protestojnë para MMPHI-së, kundërshtojnë planin zhvillimor të komunës

Lajme

Banorët e lagjes “Kalabria” protestojnë para MMPHI-së, kundërshtojnë planin zhvillimor të komunës

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra banorë të lagjes “Kalabria” në kryeqytet kanë protestuar para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)  për të kundërshtuar planin zhvillimor komunal.

Përfaqësuesit e tyre kanë thënë se janë duke pritur që një kohë që lagjja të zhvillohet.

Basri Krasniqi tha se janë të pakënaqur me shfuqizimin e planit rregullativ për lagjen e tyre.

Kryetari i komunës po donë me shfuqizu planin që e ka miratuar qeverisja e kaluar e Shpend Ahmetit. 2.4 e kem koeficientin është në pyetje kolektori që duhet me u mbulu për shkak se s jetohet aty. Ndriçim nuk kem në lagje edhe kryetari i komunës po dëshiron me shfuqizu. Nëse ai i ka rregullu krejt punët e Prishtinës le ta shfuqizon edhe planin tonë”, tha ai.

Kemi mbet të bllokuar që 15 vite. Le të mendojnë për familjet tona për fëmijët tanë”, ka thënë Krasniqi.

Gani Kqiku banor i lagjes Kalabria tha se kërkesa e tyre është 7 vjet e vjetër.

Pse nuk kanë mundur të merren vesh. Ky kryetari nëse mendon që nëse këta deputetë (asamblistë) janë të poshtër janë të korruptuar le të ju banë padi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat